PANAIRI QE DO TE ORGANIZOHET NGA TEMSIAD PER SEKTORIN E LARJES SË TAPETAVE DO TE MBAHET NË STAMBOLL MË DATE 1-4 DHJETOR.
PANAIRI QE DO TE ORGANIZOHET NGA TEMSIAD PER SEKTORIN E LARJES SË TAPETAVE DO TE MBAHET NË STAMBOLL MË DATE 1-4 DHJETOR.

Dhjetëra prodhues Turq ju presin në panairin CLEAN EURASIA në 1-4 Dhjetor 2021 me produktet e tyre novatore, çmime konkurruese dhe ofertat tërheqëse.
Të nderuar Biznesmen të fushes larje dhe pastrim tapetash ne si industrialistë Turq te kesaj fushe, jemi krenarë që furnizojmë për shumë vite me produkte mijëra biznesmen që zotërojnë biznese për larjen e tapetave në të gjithë botën. Para së gjithash, faleminderit për besimin që keni tek ne.
Për ta merituar besimin tuaj, ne vazhdojmë rrugën tonë vazhdimisht duke investuar në zhvillim në, R&D dhe teknologji. Që nga viti 2017, si TEMSİAD (Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pastrimit), ne kemi bërë mundin për t'ju ofruar klientëve tanë të vlefshëm jashtë vendit, mundësinë për të bërë udhëtime komerciale më efikase dhe për të sjellë një panair ndërkombëtar në këtë sektor të bukur. Në përputhje me këto studime:
Ne mbajtëm Mbledhjen e Parë Ndërkombëtar të Sektorit ne pastrim tek Hoteli Holiday Inn në Stamboll në Mars 2017. Ne filluam rrugën tonë me këtë aktivitet, ku pritëm vizitorë nga 10 SHTETE të ndryshëme.
Samiti i Dytë Ndërkombëtar i Sektorit u mbajt në Pullman Istanbul Airport Hotel & Convention Center në Dhjetor 2017. Në këtë organizim, ne kemi pritur mysafirë nga 22 vende te huaja.
Kur erdhi janari 2019, industria jonë tani bëri një organizim zyrtar të panaireve. Pritëm vizitorë nga dhjetëra vende te huaja në panairin, i cili u mbajt në Pullman Istanbul Airport Hotel & Convention Center nën emrin e CCE EXPO.
CLEAN EURASIA EXPO, të cilën e kishim planifikuar ta mbanim në Dhjetor 2020, por na u dasht ta shtynim për shkak të Pandemisë Covid-19, më në fund një nga panairet më të bukura në Stamboll hap dyert në 1-4 Dhjetor 2021, në adresen ‘AVRASYA GÖSTERİ VE SANAT MERKEZİ EURASIA’.
Ne do të organizojmë një panair buzë detit, shumë pranë të gjitha vendeve historike dhe kulturore të Stambollit. Dhjetëra furnizues me muaj punë intensive kanë prodhuar risi, mundësi dhe projekte për ju, mysafirët tanë të nderuar.
H Le të takohemi në Stamboll më 1 dhjetor për një aktivitet të këndshëm ku do të heqni lodhjen e vitit dhe do t'ju ndihmojë të mbani potencialin tuaj të biznesit në maja duke bere investimet në teknologji.
Mund të na kontaktoni për të gjitha pyetjet, mendimet, sugjerimet dhe kërkesat tuaja.
Me Plot Respekte
Bordi Drejtues TEMSIAD